KKZ NË BUJANOC NESËR VENDOSË NËSE TËRNOCASIT DO TË DALIN NË ZGJEDHJE PËR HERË TË KATËRT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 01 qershor 2022. Seanca e Komisionit Zgjedhor Komunal të Bujanocit (KKZ), e cila do të vendosë për kundërshtimin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës me të cilin kërkon anulimin e zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc, do të mbahet të enjten në ora 12., mëson Bujanovaçke.

Afati për vendosje sipas kundërshtimin të Koalicionit shqiptar skadon nesër në orën 20.00 ndërkaq mbi përsëritjen e zgjedhjeve për herë të tretë Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) dhe Gjykata Administrative si instancë e fundit procedurale.

Bujanovaçke paraprakisht kishte raportuar se Koalicioni i partive shqiptare, i udhëhequr nga Shaip Kamberi do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve të 27 majit, sepse, siç pretendojnë ata, i është mundësuar votimi personit pa dokumente personale.

Siç thonë nga ky Koalicion, në regjistrin zgjedhor është shënuar nënshkrimi se personi ka votuar, ndërkaq nuk e ka pasur të drejtë sepse nuk ka dokumente.

Për të njëjtën arsye, zgjedhjet e 28 prillit u anuluan me kundërshtimin e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).

Në zgjedhjet e 27 majit, në vendvotimin numër 6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës mori 598 vota, që është 12 më pak se numri i votave të nevojshme për mandatin e deputetit.

Këto ishin zgjedhjet e treta në këtë qendër votimi në më pak se dy muaj.

Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së koalicionit shqiptar në Gjykatën Administrative ndërsa zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës së PSS-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *