KOALICIONI SHQIPTAR: VENDIM POLITIKË I KRZ, DO TË ANKOHEMI NË GJYKATË

Bujanoc, 10 qershor 2022. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës vlerëson se vendimi i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) për të refuzuar kërkesën e tyre për anulimin e zgjedhjeve në Tërnoc është skandaloz dhe i motivuar politikisht.

– Pas zgjedhjeve të 28 prillit, kur Koalicioni siguroi mandatin e deputetit, KRZ-ja përsëriti votimin në qendrën e votimit nr.6 pas ankesës së PSS-së dhe me të njëjtat argumente si tonat, tani po marrin një vendim tjetër. – tha koalicioni shqiptar.

KRZ mbrëmë hodhi poshtë si të pabazë kundërshtimin e koalicionit të kryesuar nga Shaip Kamberi.

– Komisioni Republikan i Zgjedhjeve mbrëmë vërtetoi se është tërësisht organ politik. Edhe pse argumentet e Koalicionit ishin të forta dhe të dokumentuara, KRZ mori një vendim politik në kundërshtim me ligjin – thonë nga shtabi zgjedhor i këtij Koalicioni.

Në deklaratë thuhet se KRZ vendosi në bazë të nevojave politike, duke treguar edhe një herë se i vetmi ligj që respektojn është që të ketë një parlamentin pa shqiptarë.

“Beteja e Koalicionit do të vazhdojë në Gjykatën Administrative, megjithëse besojmë se nuk do të mungojë ndikimi politik i partisë – shtet”, thonë ata.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *