Bujanoc, 15. qershor 2022. Kuvendi i Kosovës miratoi të martën një ligj që do t’u mundësojë shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të japin provimin e jurisprudencës në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në këtë provim për herë të parë do të mund t’i nënshtrohen kandidatët nga jashtë Kosovës.
“Me miratimin e Ligjit për provimin e jurisprudencës nga sot, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatët nga viset tjera shqiptare, përfshirë edhe ata nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci”, tha Kurti pas seancës së Kuvendit.
Është miratuar edhe Ligji për pagën minimale, e cila tani është rritur në 264 euro ndërsa qytetarët janë të liruar nga tatimi në të ardhura deri në shumën e pagës minimale.