AZEMOVIQ: KUSHTET I VENDOSË MINISTRIA, E JO KOMUNA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 7 korrik 2022. Komuna nuk mund të lehtësojë kushtet në Thirrjen publike për kompanitë që merren me zdrukthtari, instalimin e kaldajave apo paneleve diellore dhe masa të tjera, sepse ato janë të përcaktuara nga ministria dhe janë praktikisht të njëjta gjithë Serbinë., thonë në Administratën Komunale të Bujanocit pas shtyrjes së tretë të afatit për aplikim të kompanive për pjesëmarrje në Programin për rehabilitimin energjetikë.

Sipërmarrësit pohojnë se kushtet janë të vështira për t’u plotësuar, ndërsa Fazila Azemoviq, udhëheqëse e Departamentit për Investime dhe Zhvillim, thotë se tashmë kushtet në fakt janë në një nivel shumë bazik.

Një nga problemet janë certifikatat e nevojshme për produktet, për të cilën bien dakord të dyja palët.

Certifikata është e detyrueshme për arsyen e thjeshtë se qytetarët duhet të kenë garanci të caktuara se ajo që do të marrin do t’i plotësojë standardet dhe do të jetë e cilësisë së lartë – thotë Azemoviq.

Fjala vjen, ajo ka formuluar një aplikacion në bazë të të cilit Komuna e Bujanocit ka marrë 9.3 milionë dinarë, përmes Programit për rehabilitimin energjetikë, ndërsa bashkë me 4 miliontë e paraparë nga Komuna, qytetarët do t’i kenë në dispozicion gjithsej 14.3 milionë për këtë destinim.

Azemoviq thotë se nuk është anëtare e Komisionit që zhvillon konkursin për kompani, por se është informuar se ka aplikime për ofrimin e shërbimeve në ndërrimin e zdrukthtarisë, instalimin e kaldajave, madje edhe për instalimin e paneleve diellore, por që deri më tani nuk ka asnjë aplikant për izolim të mureve të jashtme.

– Kjo praktikisht do të thotë që qytetarëve do t’u hiqej kjo masë, për të cilën janë siguruar para, sepse nuk kemi ofertues. Afatet janë shtyrë sipas rekomandimit të Ministrisë së energjisë dhe shpresojmë shumë që numri i kompanive të regjistruara të rritet, ekskluzivisht për të mirën e qytetarëve, nga që do të kenë më shumë zgjedhje ndërkaq për masën e izolimit çfardo mundësie. Vlerësimi është se do të ishte e kënaqshme të kishte tre kompani si opsion për secilën nga masat dhe të paktën një për izolim – thotë Azemoviq.
Ajo shtoi se në Thirrjen publike, për Programin e rehabilitimit energjetikë në komunën e Bujanocit, mund të aplikojë kompani nga çdo pjesë e vendit dhe se nuk ka kushte “gjeografike”, e megjithatë nuk ka palë të interesuara.

Ajo e krahasoi situatën në Bujanoc me Vranjën fqinje, duke theksuar se atje tashmë ka përfunduar procedura për përzgjedhjen e kompanive.

– E përsëris, kushtet janë të njëjta dhe padyshim që ka kompani që janë të interesuara për biznes në Vranjë – thotë Azemoviq.

Nga ana tjetër, sipas llogarive të bëra nga firmat lokale, thonë se nuk ia vlenë pjesëmarrja në këtë Program.

T’i lëmë mënjanë atestet, mirëpo afatet janë shumë të ngurta ndërkaq ekziston mundësia edhe për t’i negociuar çmimet për shërbimet tona, dhe ndërkohë, në kohën e sotme të krizës, kostot tona do të rriten për shkak të rritjes së çmimit të lëndëve të para dhe energjisë. , kështu që do të jemi në humbje. Ndaj faleminderit – thotë pronari i një kompanie.

Nëse shtyrja e tretë e afatit solli diçka të re, pra rritje të numrit të kompanive të regjistruara, do të dihet tashmë të premten.

Pas përzgjedhjes së kompanive që do të marrin pjesë në Program, do të ketë konkurs për qytetarët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *