ROMËT E BUJANOCIT TE ZUKORLIQI: PËR ROMËT PUSHTET, MËSIMBESIM, INTEGRIM

Bujanoc, 2 shtator 2022. (foto PDP FB) – Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (PDP), Usame Zukorliq, i cili së fundi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, u premtoi romëve nga Bujanoci se do të avokoj për pozitën e popullatës rome në pushtetin shtetëror, futja e arsimit fetar për myslimanët romë dhe përfshirja e romëve në institucionet shtetërore.

Ai të enjten, në selinë e partisë në Novi Pazar, ka pritur në takim një delegacion të Bordit Komunal të PDP-së nga Bujanoci të udhëhequr nga kryetari i bordit, Adem Salihi.

Salihi është edhe këshilltar në Kuvendin e Bujanocit, ndërsa në zgjedhjet e prillit ka qenë edhe kandidat për deputet i PDP-së.

 

PDP bëri të ditur se në takim është diskutuar tema e përmirësimit të të drejtave individuale dhe kolektive të komunitetit rom.

“Kryetari i bordit lokal të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Adem Salihi, tha se komuniteti rom e njeh përfaqësimin e interesave të popullit të tij në këtë lëvizje dhe se do të vazhdojë t’i japë mbështetje vetëmohuese përparimit të PDP-së. ”, thane nga kjo parti.

Siç tha ai, Zukorliqi përmes Kuvendit do të avokojë për interesat e pakicave kombëtare, duke përfshirë edhe popullatën rome.

Kjo parti ka tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *