VUÇIQ PREMTON INVESTIME: SHTETI NUK KA INVESTUAR MJAFTUESHËM NË BUJANOC DHE PRESHEVË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 13 shtator 2022. (Foto screenshot RTS) – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pajtuar me deputetin nga Bujanoci, Shaip Kamberi, se shteti nuk ka investuar sa duhet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ka paralajmëruar investime në Banjë të Bujanocit dhe gjëra tjera, siç tha ai.

“Duhet të punojmë në investime, duhet ta zgjidhim edhe problemin me banjën e Bujanocit dhe do të punojmë për këtë”, tha Vuçiq.

Debati ka ndodhur në Kuvendin e Serbi
Kërkesën për reciprocitet sa i përket të drejtave të serbëve në Kosovë me ato të shqiptarëve në jug të Serbisë, për të cilën foli Kamberi, Vuçiq e quajti mantrën e Kurtit, pra mashtrim të autoriteteve kosovare.

– Ju po kapeni për këtë sa për të thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se barazinë e të drejtave të serbëve dhe shqiptarëve në dy shtete të pavarura duhet ta zgjidhim vetëm përmes marrëveshjeve bilaterale. Tani po ju them, çfarëdo që të ankoheni dhe të thoni se ju mohohen të drejtat, ne jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë dhe të punojmë, por nuk ka të bëjë me çështjet e serbëve në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme. Nuk keni status të njëjtë, as që bëhet fjalë për dy shtete të pavarura – tha Vuçiq gjatë debatit me Kamberin.

Vuçiq theksoi se obligimi i tij është të ndihmojë përparimin dhe zhvillimin e komunitetit shqiptar që jeton në territorin e Serbisë.

Pasi Kamberi përmendi se mandatine deputetit e ka fituar vetëm pas raundit të pestë zgjedhor në Tërnoc, Vuçiq i është përgjigjur se ka marrë “ndihmën e plotë të shtetit të Serbisë për t’i përfunduar ato zgjedhje në përputhje me ligjin”.

– Dhe siç e dini, unë jam shumë i njohur me të gjitha ngjarjet e çuditshme në Tërnoc, por kemi insistuar që të përsëriten aq herë që ato ngjarje të çuditshme të mos ndodhin – tha Vuçiq.
së, ku po zhvillohet seanca e posaçme për Kosovën.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *