KURTI NDANË 1.2 MILIONË EURO PËR TRI KOMUNAT NË SERBI

 

Bujanoc, 24. dhjetor 2022. Qeveria e Kosovës të premten ka marrë vendim për ndarjen e 1.2 milionë euro për nxënësit shqiptarë, studentët, aktivistët, artistët, shoqatat rinore, organizatat joqeveritare dhe klubet sportive në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Paratë janë siguruar përmes bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Presidenti i Këshillit Ragmi Mustafa dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nënshkruan në fund të tetorit një memorandum bashkëpunimi.

“Përkrahja financiare dhe institucionale e Republikës së Kosovës për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës është e një rëndësie të madhe dhe është shumë e mirëseardhur. Faleminderit Kosovë – tha kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Sipas Mustafës, komuniteti shqiptar në Serbi merr nga qeveria e Kosovës 78 grante për projekte, 107 bursa vjetore prej 1000 euro, tekste falas për 4010 nxënës në vlerë prej 255,000 euro, si dhe lobim në Senatin amerikan, Kongresin dhe Departamentin e Shtetit.

-Imagjinoni vitin tjetër kur të bashkohet edhe Shqipëria – thotë Mustafa.

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve ka publikuar tashmë listën me 107 studentë që fituan bursa sipas konkursit të 2 nëntorit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 2 milionë euro në buxhetin e këtij viti për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, për të cilat ka shkruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *