SIVJET KOMUNA PO I PËRSHPEJTON KONKURSET NË DISA FUSHA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. janar 2023. Komuna e Bujanocit të martën do të formojë komisione për realizimin e konkursit përmes të cilit do të ndahen paratë nga buxheti për ndërmarrësit vendor, fermerët dhe klubet sportive. Në vitet e kaluara, konkurset vonoheshin disa muaj, ndaj klubet sportive u paguan në fund të nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa mediave në fund të vitit.
Formimi i komisioneve në janar mund të jetë tregues se këtë vit konkurset do të shpallen me kohë.
Në rendin e ditës të seancës së Këshillit komunal, të caktuar për nesër, është formimi i komisioneve që do të zhvillojnë konkurse në fushën e kulturës dhe shoqatave të qytetarëve.
Sivjet janë planifikuar 20 milionë dinarë për subvencione për bizneset private, 4 më pak se vitin e kaluar.
Vitin e kaluar fituesit e stimujve për biznese private kanë pritur deri në shtator për kontratat ndërsa pritje shtesë pati mandej edhe për pagesat.
Bujqit sivjet mund të llogarisin në subvencione prej 14,5 milionë dinarë, prej të cilave 4 milionë janë të destinuara për Programin e mbarësimit artificial të gjedhëve.
Për sportin janë ndarë 6 milionë dinarë, për kulturën dhe shoqatat qytetare nga 2 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *