Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30. janar 2023. Menaxhmenti i NP “Komunalia” Bujanoc ka paralajmëruar qytetarët dhe personat juridik se nga 6 shkurti do të padisë të gjithë ata që kanë borxh për ujësjellësin në shumë mbi 10.000 dinarë.
Shkak i vendimit për fillimin e procedimit gjyqësor janë borxhet e mëdha të shfrytëzuesve dhe mospagesa e faturave brenda afatit të caktuar.
Nga “Komunalia”, thonë se shuma e borxhit si nga qytetarët ashtu edhe nga personat juridik arrin në disa milionë dinarë, gjë që e vështirëson afarizmin e kësaj kompanie.
“Duke qenë se NP “Komunalia” pagat dhe shpenzimet tjera i siguron nga të hyrat e veta, pra nga shërbimet që u ofron qytetarëve, është e pamundur të shmangim paditë ndaj debitorëve nëse duam shërbim cilësor dhe funksionim normal”, thonë ata.
Me paraqitjen e padisë, shtohet në njoftim, shtohen edhe shpenzimet, duke pasur parasysh se lënda shkon te përmbaruesi, ndaj duhet paguar shpenzimet e procedurës përmbarimore dhe kamatën.