Bujanoc, 8 shkurt 2023. Administrata komunale në Bujanoc ka hapur konkurs për punësimin e tre punëtorëve me afat të pacaktuar dhe prioritet do të kenë personat me aftësi të kufizuara.
Bëhet fjalë për plotësimin e pozitave të zyrtarëve dhe shërbyesve, ndërsa Bujanovaçke shpalljen e këtij konkursi e kishin paralajmëruar javën e kaluar.
Konkursi është i hapur për dy pozita në ekonomatin e Drejtoratit për administratë të përgjithshme, dhe kusht për kandidatët është arsimi i mesëm.
Një punonjës do të punësohet edhe në Shërbimin për mardhënie të punës, ku kërkohet diplomë e shkollës së mesme.
Personat me aftësi të kufizuar që do të kenë përparësi në punësim duhet të kenë Vendim për statusin e personit me aftësi të kufizuar.
Konkursi mbetet i hapur në 15 ditët e ardhshme.