IBRO IDIQ NDËRRON MENDJE: NUK BRAKTISË , BËHET NËNKRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË ROMËVE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 shkurt 2023. Bartësi i listës të pakicës rome në Bujanovësc, në zgjedhjet për Këshillin kombëtar të këtij komuniteti, Ibro Idiq, nuk hoqi dorë nga mandati në Këshill, siç kishte paralajmëruar pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, por u bë nënkryetar i Këshillit kombëtar rom. (KKR).
Idiq thotë për Bujanovaçke se ka ndërruar mendje me sugjerimin e kolegëve të tij nga lista dhe se ka kuptuar se heqja dorë nga mandati nuk do t’u sjellë asgjë, jo vetëm romëve në Bujanoc, por në gjithë Serbisë.
Pas zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat romët e Bujanocit fituan një vend në Këshill, Idiq deklaroi se bashkëkombasit dhe votuesit e tij ishin të ekspozuar ndaj presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve të mëdha për të votuar për listën fituese. Ajo listë, meqë ra fjala, fitoi të gjitha 34 vendet e mbetura në këshill.
Kohët e fundit, siç thotë ai, të njëjtët kundërshtarë njëzëri e zgjodhën Idiqin për nënkryetar të Këshillit.
-Kam marrë garanci nga përfaqësuesi ligjor i Këshillit se tash e tutje gjërat do të bëhen ashtu sikur ne që po veprojmë në Bujanoc. Këshilli nuk do të jetë më joaktiv, nuk jemi mësuar, do të punojmë që të jemi të dukshëm dhe të bëjmë diçka realisht për romët. Kjo është arsyeja që kam ndërruar mendje – thotë Idiq.
Ai theksoi se romët e Bujanocit të mbledhur në Partinë për Drejtësi dhe Pajtim (PDP) të Usama Zukorliqit, e cila është pjesë e qeverisë republikane, presin ndryshime të mëdha në dobi të komunitetit të tyre.
– Jemi duke biseduar me ministra nga partia jonë, me sekretarët e shtetit. Kryetari i partisë është nënkryetari i Kuvendit popullor. Ne presim që e gjithë kjo të kontribuojë në një pozitë më të mirë të romëve – thotë Idiq.
Vendimi për të qëndruar në Këshill, siç tha ai, sigurisht që nuk është ndikuar nga asnjë arsye me karakter financiar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *