VUÇIQ DHE KURTI BISEDOJNË NË BRUKSEL PËR PLANIN EUROPIAN PËR KOSOVËN

Bujanoc, 27. shkurt 2023. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë ndërsa temë e diskutimit do të jetë propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozef Borel dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, duke filluar nga ora 15:00, ku do të pasohet nga një takim i përbashkët, njoftoi Shërbimi i jashtëm i BE-së.
Të dielën, Vuçiq foli me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Derek Kolet, i cili theksoi se SHBA-të e mbështesin plotësisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se ai pret që takimi në Bruksel të jetë konstruktiv , me progres të dukshëm drejt një marrëveshjeje.
Kolet tha se duhet të zbatohen marrëveshjet – përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe (AKS) – të nënshkruara më parë në procesin e dialogut.
Siç tha Vuçiq, ai është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime të përcaktuara qartë.
Para raundit të ri të dialogut, mëson Tanjug, Vuçiq ka marrë një letër të përbashkët nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Meloni në lidhje me takimin në Bruksel.
Letrën e liderit evropian e ka pranuar edhe Kurti, zyra e të cilit njofton se me letrën kërkohet zbatimi i obligimeve të marra nga palët në dialog, përfshirë edhe AKS, transmeton Koha.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *