Bujanoc, 4. mars 2023. (Foto Euronews Albania screenshot) – Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se plani franko-gjerman për Kosovën është “thikë pas shpine për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, siç e quajnë ata zonën e Preshevës, Bujanocit dhe. Medvegjës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi tha se shkak për një vlerësim të tillë është fakti se në këtë plan shqiptarët e Luginës së Preshevës as që përmenden.
“Në planin franko-gjerman nuk përmendemi fare, nuk ka reciprocitet, për të cilin ka folur më herët (Kryeministri i Kosovës) Kurti. Ne jemi tradhtuar”, ka theksuar Arifi të premten.
Sipas tij, pranimi i planit është thikë pas shpine për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më herët kishte deklaruar se nuk do ta pranonte Asociacionin e Komunave Serbe (AKS).
Arifi më herët ka kritikuar Kurtin duke thënë se i ka përçarë politikanët shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë, ndërsa ka reaguar menjëherë pas takimit Vuçiq-Kurti në Bruksel më 27 shkurt, pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës se është i gatshëm të nënshkruajë planin evropian.
Početna FILLIMI KRYETARI I KOMUNËS SË PRESHEVËS: KURTI, THIKË PAS SHPINE SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
KRYETARI I KOMUNËS SË PRESHEVËS: KURTI, THIKË PAS SHPINE SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Bujanovačke5. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostNDRYSHOHET DEKRETI, NËNAVE U LEHTËSOHET RRUGA DERI TE SUBVENCIONI PËR BLERJEN E BANESËS SË PARË
Next PostPOLITIKANËT SHQIPTARË NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA NË SELINË E OKB-së: SERBIA PO NA DISKRIMINON
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.