Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 6. mars 2023. Anastasija Aleksić, nxënëse e klasës së tretë në Shkollën e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, përfaqësoi shkollën dhe qytetin e saj në gjysmëfinale të Konkursit të Këngës Frankofone 2023 të mbajtur në Nish më 4 mars. “Konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, nuk dolëm në finale, por kjo është një përvojë dhe sukses i rëndësishëm për të gjithë ne”, thotë për portalin tonë profesoresha e gjuhës frënge Olivera Filipović.
– Nxënësja jonë Anastasija Aleksiq shkoi në gjysmëfinale, por jo në finale, sepse konkurrenca e trembëdhjetë garuesve ishte vërtet e fortë dhe të gjithë ishin të shkëlqyer – thotë profesoresha Filipoviq.
Performancën skenike, shqiptimin në frëngjisht, rëndësinë e këngës dhe zgjedhjen e këngës, sipas profesoriteshës i vlerësoi Juria profesionale, e përbërë nga disa profesorë të gjuhës frënge dhe një anëtar i Orkestrës Simfonike të Nishit.
– Kjo është një përvojë vërtet e bukur, për të tretin vit radhazi shkolla jonë ka përfaqësuesin e saj në konkursin e këngës frankofone dhe së bashku me Anastasian do të përgatitemi edhe për vitin e ardhshëm – thotë Filipoviq.
Përveç profesoreshës Olivera Filipoviq, e cila e përgatiti dhe e shoqëroi Anastasinë në konkurs, në përgatitje ka marrë pjesë edhe mësuesi i muzikës në shkollën e Bujanocit, Nemanja Brankoviq.
Konkursi i 19-të radhazi i këngës frankofone u mbajt më 4 mars në Nish, në sallën e orkestrës simfonike, nën organizimin e Ambasadës Franceze.
Konkursi i këngës frankofone organizohet nga Instituti Francez dhe Qendra Kulturore Studentore e Nishit që nga viti 2004 dhe kanë të drejtë të marrin pjesë këngëtarë amatorë të moshës 13 deri në 28 vjeç.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

