ÇDO E TRETA EKONOMI FAMILJARE KA REALIZUAR TË DREJTËN E ZBRITJES PËR RRYMË

Bujanoc, 22. mars 2023. Gjatë shkurtit ishin 1.1 milionë familje ose 36 për qind e tyre në Serbi të cilat ulën konsumin e energjisë elektrike me më shumë se 5 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në këtë mënyrë, familjet fituan të drejtën e zbritjes për konsumin racional të energjisë elektrike.

Ministria e Minierave dhe Energjisë njoftoi se zbritja e miratuar për konsumin racional të energjisë elektrike është 637,48 milionë dinarë.

“18 për qind e familjeve kanë marrë 15 për qind zbritje në faturën e shkurtit, gjashtë për qind e familjeve kanë marrë 20 për qind zbritje dhe 12 për qind e familjeve kanë përfituar zbritjen më të lartë se 30 për qind,” njoftoi ministria.

Reduktimi më i madh i konsumit të energjisë elektrike është arritur në Beograd, Kragujevc, Lloznicë, Shabac, Smederevë, Novi Sad, Zrenjanin dhe Sremska Mitrovicë.

Ministrja e Minierave dhe Energjetikës, Dubravka Gedoviq, falënderoi qytetarët për mirëkuptimin ndaj apeleve për kursim dhe shtoi se është e lumtur që muaj më parë ishte e qartë se kishte një ndryshim të vetëdijes, se vetë qytetarët e kuptuan se mund ta ndryshojnë sistemin energjetik pa investime të mëdha, vetëm nëpërmjet konsumit racional, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *