ENTI I STATISTIKAVE: ARTIKUJT USHQMOR 27 PËRQINDË MË SHTRENJTË SE NË MARS 2022

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 prill 2023. Qumështi, djathi dhe vezët brenda një viti janë shtrenjëtuar për 42.2 për qind, kështu thonë në Entin për statistika të të Republikës (ESR). ESR thekson se çmimet e konsumit në mars 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, janë më të larta për 16,2 për qind. Çmimet e artikujve ushqimor u rritën për 27 për qind.
Rritje rekord kanë shënuar qumështi, djathi dhe vezët, të cilat janë 42.2 për qind më të shtrenjta se në mars të vitit të kaluar.
Brenda një viti çmimet e perimeve janë rritur për 33,4 për qind, ndërsa peshku është më i shtrenjtë për 26,7 për qind ndërkaq buka dhe drithërat për 25,2 për qind.
Të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi i mishit është rritur për 19.1 për qind.
“Produktet e tjera ushqimore” brenda një viti u rritën me 28.7 për qind.
“Energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera” janë rritur për 24,2 për qind në 12 muaj – rryma për amvisëri është shtrenjtuar për 18,6 për qind, gazi për 19,7 për qind, ndërsa lëndët e ngurta djegëse janë më të shtrenjta për 40,8 për qind.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *