KOMUNA: VERNADAT E KAFITERIVE HAPEN NGA 1 MAJI, INSPEKTORËT NË TEREN

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 14 prill 2023. Në prag të fillimit të sezonit veror dhe hapjes së verandave të kafiterive, pronarët e objekteve hoteliere në qendër të Bujanocit filluan të parashtrojnë kërkesa për shfrytëzimin e hapësirave publike. Siç thonë në Komunë, inspektimi në terren nga 1 maji do të filloj kontrollinnëse janë plotësuar të gjitha kushtet për vendosjen e verandave.
Pronarët e objekteve hotelierike dhe lokaleve në Bujanoc që kanë veranda, të hapura apo të mbyllura, mund të kontaktojnë Drejtoratin për Investime dhe zhvillim dhe të paraqesin kërkesë për shfrytëzimin e verandave në momentin që planifikojnë t’i nxjerrin karriget dhe tavolinat. Kërkesën, e cila parashikon të gjitha kushtet që duhet të plotësojnë dhe në të cilën vendoset sipërfaqet e dëshiruara, merret përsipër nga Komuna.
– Pas marrjes së kërkesës, shërbimi urbanistik i Drejtoratit për investime dhe zhvillim del në terren dhe kontrollon nëse është e mundur ngritja e verandës, nëse sipërfaqet e dëshiruara do të pengonin këmbësorët, nëse janë plotësuar parametrat, sepse është e nevojshme të respektohen rregullat për ngritjen e verandave – thotë për Bujanovaçken, kryeshefja e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq.
Nëse vetë gastronomët dhe pronarët e lokaleve nuk i parashtrojnë kërkesat, atëherë sipas Azemoviq, inspeksioni komunal i Komunës së Bujanocit del në terren dhe nëse vëren se dikush në mënyrë të kundërligjshme ka ngritur verandë, bën një raport dhe i jep urdhër pronarit që të paraqesë një kërkesë brenda 7 ditëve.
– Gjithçka do të precizohet në kolegjiumin e komunës këtë javë, inspeksioni tashmë ka dalë në terren sepse, duke pasur parasysh se moti po bëhet më i mirë, pronarët e kafiterive me siguri do t’i hapin verandat – shton Azemoviq.
Sipas saj, kërkesat e para tashmë kanë mbërritur në adresën e Drejtoratit për investime dhe zhvillim. Bazuar në këto kërkesa, Drejtorati për investime dhe zhvillim nxjerr një aktvendim për veranda që do të jenë të vlefshme nga data 1 maj deri më 30 shtator sikur edhe për llojet e mbyllura të verandave, aktvendimet do të jenë të vlefshme gjatë gjithë vitit.
– Një kopje eaktvendimit i kalon inspeksionit komunal, i cili kontrollon që pronarët të mos zënë rastësisht më shumë hapësirë se sa është kontraktuar dhe kopja tjetër i dorëzohet Administratës tatimore lokale, e cila në bazë të aktvendimit tonë arkëton taksën përkatëse me aktvendimin që e bie ndërkohë – shton Azemoviq.
Administrata komunale lokale, siç thotë ajo, kontrollon arkëtimet dhe nëse dikush ka borxhe nga viti i kaluar, nuk do të mudn të vendos verandën për këtë vit derisa t’i shlyejë ato borxhe.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *