Bujanoc, 26 prill 2023. Policia në Trgovisht ka arrestuar S. S. (1999) nga rrethina e këtij qyteti nën dyshimin se ka kryer veprën penale pengim i zyrtarit në ushtrimin e detyrës zyrtare, thuhet në njoftim.
Dje, patrulla rrugore ka ndaluar S.S., i cili nuk ka pranuar t’i bëjë alkomatografinë, ka tentuar të ikë dhe ka plagosur lehtë një zyrtar policor.
Pasi u kap, ai e ka kërcënuar një zyrtar tjetër policor.
I dyshuari, siç thuhet, së bashku me kallëzim penal do të dërgohet para zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

