BUJANOCI SËRISH QYTET I HENDBOLLIT, BSK NË LIGËN E PARË (VIDEO)

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. maj 2023. Klubi i Hendbollit të Bujanocit BSK është kampion i Ligës së Dytë dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë. Skuadra e Bujanocit të dielën në mbrëmje e mposhti bindshëm KH “Duboçica” nga Leskoci, në ndeshjen e kthimit të finales së play-off-it (29:20) dhe me tifozët e tyre festoi rikthimin në ligën e parë.

Se nuk do ta humbisnin këtë rast u duk qartë që në minutat e para të ndeshjes, kur pas epërsisë fillestare dhe të vetme të mysafirëve 0:1, BSK shënoi 6 gola dhe fitoi një avantazh të paarritshëm. Bujanocasve i duhej një fitore me çfardo diference, sepse ndeshja e parë në Leskoc, një javë më parë, përfundoi me barazim.

Golashënuesit më të mirë për klubin e Bujanocit ishin vëllezërit Sava (10) dhe kapiteni Stefan Tashkoviq me 7 gola.

Pas ndeshjes, Stefani ngriti trofeun e kampionit të Ligës së Dytë.

– I përgëzoj bashkëlojtarët dhe të gjithë klubin për kualifikimin në Ligën e Parë, treguam se jemi më të mirët. Në fillim të sezonit nuk e dinim nëse do të luftonim për mbijetesë apo do të luanim në play-off, doli se jemi mjaft të mirë, në fakt ekipi më i mirë dhe e merituam këtë – tha kapiteni i BSK-ës.

Trajneri Goran Tashkoviq theksoi se klubi e bëri punën e tij pa ndihmën e askujt.

– Ne e bëmë punën tonë, pa asnjë dinarë ndihmë nga Komuna. Konkursi për klubet sportive nuk është hapur ende. Asgjë nga komuna, dhe mesa duket shteti na ka harruar. Tani gjithçka varet nga ata, kjo kupë është e jona për ekipin më të mirë në ligë – tha Tashkoviq.

Kampionët e Ligës së Dytë janë Nikolla Pashiq, Mateja Menkoviq, Filip Maniq, Marko Nikoliq, Dushan Janjiq, vëllezërit Tashkoviq, Danijel Stojanoviq, Urosh Savkoviq, Millosh Itiq, Gjokica Mitiq dhe Millosh Nikoliq.

Ata kanë konfirmuar se “në Bujanoc po luhet sërish hendboll” – thotë presidenti i klubit Zoran Millosheviq, i cili mbrëmë nuk ishte në lojë për shkak të problemeve shëndetësore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *