Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. qershor 2023. Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve për Bashkësinë Lokale (BL) të Bujanocit, të 11 kandidatët nga komuniteti serb do të jenë në Këshillin e BL-së, që do të thotë se serbët e ruajtën shumicën.
Siç mësojmë nga pjesëmarrësit në zgjedhjet e sotme, kandidatët serbë kanë rreth 500 vota, kurse kandidatët shqiptarë jo më shumë se 30 vota.
Këto janë të dhëna nga 7 nga gjithsej 8 vendvotime.
Në përbërjen e re të Këshillit të BL Bujanoc do të jenë: Aca Veljkoviq (ish-kryetar i BL), Milan Protiq, Miodrag Mitkoviq, Natasha Iliq, Sllagjan Ristiq, Lazar Stevanoviq, Goran Stankoviq, Dalibor Nedelkoviq, Miodrag Stajiq, Goran Tomiq dhe Ljubisha Çoloviq.
Atyre do t’u bashkohen edhe dhjetë anëtarë të komunitetit shqiptar, nga 11 që aplikuan.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se shumica në Këshillin e BL të Bujanocit dhe zgjedhja e kryetarit do të varet nga një anëtar i këshillit, por nuk ka pasur paqartësi në numrin e votave, sepse duket hapur se shqiptarët nuk janë të interesuar për këto zgjedhje.