Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. qershor 2023. Bashkëbisedues të mirëinformuar të Bujanovaçkes nga komuniteti shqiptar pohojnë se afera rreth filmave që është dashur të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe ndalimi i djeshëm i drejtorit të këtij institucioni Jetmir Ismaili dhe producentit të filmit Gani Veseli për një intervistë informative u inskenua për qëllime politike.
– Denoncimi është dorëzuar nga N.N. personi dhe për këtë kanë qenë në polici për një orë. Ndoshta dikush nga mesi i tyre raportoi sa për ta inskenuar një situatë cirku. Filmat nuk kanë asnjë konotacion politik, por kanë të bëjnë me zakonet e vjetra të shqiptarëve të këtyre trevave. Çfarë do të ishte e diskutueshme – thotë bashkëbiseduesi ynë, i cili ka dashur të mbetet anonim, duke u frikësuar nga pasojat e mundshme.
Sot, Ismaili dhe Veseli, të udhëhequr nga kreu i ri i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), kanë mbajtur edhe një konferencë për media para Shtëpisë së Kulturës lidhur me arrestimin. Edhe Ismaili edhe Lutfiu refuzuan të japin deklarata në gjuhën serbe për Bujanovaçke, kështu që ne nuk mundëm të verifikonim pretendimet për aferën e “inskenuar”.
Bujanovaçke ka kërkuar informata për arrestimin edhe nga policia, nga Prokuroria Themelore dhe Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, por nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e tekstit.
Nga kolegët e mediave në gjuhën shqipe që ndoqën konferencën mësuam se Ismaili dhe Lutfiu konfirmuan se kallëzimi është bërë nga një person N.N.
Siç thanë ata, filmat janë marrë nga policia në mënyrë që organet kompetente të konstatojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe nëse shfaqja e tyre do të ishte kundër ligjit.
Gjithashtu në konferencë u konfirmua se filmat nuk kanë asnjë konotacion politik apo tjetër që mund të kundërshtohet.
Bujanovaçke më herët ka njoftuar se shfaqjet janë shtyrë për një kohë të pacaktuar, ndërsa drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc ka konfirmuar se ai është ndaluar të premten.
Paratë për prodhimin e filmave Veseli i ka marrë në konkursin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, përmes të cilit janë shpërndarë nga Qeveria e Kosovës 1.2 milionë euro për projekte të ndryshme.
Drejtori i Shtëpisë së kulturës Jetmir Ismaili është anëtar i Lëvizjes për Progres Demokratik (LDP e Shqiprim Musliut), i cili u bë i njohur për publikun e gjerë pasi ndaloi shfaqjen e filmit serbo-rus “Balkanska Međa”.
Kolegu i Musliut është edhe kreu i KKSH-së Lutfiu, i cili tashmë “shquhej” në publik me iniciativën për ndryshimin e emrit të shkollës “Desanka Maksimoviq” në Bilaç, pasi siç tha ai, “është një fyerje e madhe për shqiptarët që shkolla në fshatin e dytë më të madh në komunën e Bujanocit mban emrin e një poeteje serbe.
ARRESTIMI I DREJTORIT TË SHTËPISË SË KULTURËS SHFAQJE PARA KINEMASË
Bujanovačke12. Jun 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostPROKURORIA: NUK ISHTE AS ARRESTIM E AS MBAJTJE PËR SHKAK TË FILMAVE
Next PostPOLICIA ARRESTON DREJTORIN E SHTËPISË SË KULTURËS NË BUJANOC PËR SHKAK TË FILMAVE TË SHFAQUR