Bujanoc, 12. qershor 2023. Nexhat Behluli, bashkëpunëtor i portalit Bujenovaçke, për portalin tonë prezanton qëndrimin e tij lidhur me ndalimin e shfaqjes së dy filmave shqip në Bujanoc, duke shpjeguar se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë nga këndvështrimi i tij. Tekstin e tij të shkruar për Bujanovaçke e citojmë në tërësi:
“Nuk e kisha në plan të deklarohem publikisht rreth ndalesës të filmave që ndodhi gjatë vikendit në Bujanoc ama kur flitet se unë nuk po guxojsha të flas për tema të nxehta tane inspirohem ma shumë, tash po flas pa dorza.
Pra, financimi për prodhimin e këtyre filmave mbulohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa që nga fillimi i këtij projekti, kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka ironizuar. Për shkak të këtij projekti, ai madje ka ushtruar padi në Gjykatën Speciale të Kosovës përmes një avokati nga Gjilani, i cili, për çudi, para disa ditësh u arrestua për korrupsion.
Premiera e këtyre filmave ishte planifikuar të shfaqet në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, por kjo nuk u lejua dhe premiera u zhvendos në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Në ndërkohë është shkruar një letër anonime, e cila është pranuar nga Prokuroria e Vranjës, ku thuhet se këto filma shkaktojnë urrejtje ndëretnike. Letra është shkruar në Administratën komunale të Preshevës, ku sqeverisë Shqiprim Arifa!”.
“Pse e akuzoni shtetin për ndalimin e premierës së filmave?
“Sa herë që Prokuroria merr një kallëzim anonim të kësaj përmbajtjeje është normale që ajo ta urdhërojë policinë të procedojë çështjen dhe të marrë masa operative për verifikim. Kështu funksionon çdo organ ku funksionon shteti i së drejtës!”.
“Adresa e urdhërdhënësit të ndalimit të filmave është me personin që flet çdo ditë në media në kundër kryeministrit Albin Kurti”, thotë Behluli në tekstin për Bujanovaçke.
Prokuroria në këtë rast ka vepruar sipas detyrave dhe kompetencave që ka”, përfundon Behluli.
Početna FILLIMI BEHLULI PËR BUJANOVAÇKE: JO SHTETI, POR SHQIPRIM ARIFI ËSHTË AI QË NDALOI FILMAT SHQIPTARË
BEHLULI PËR BUJANOVAÇKE: JO SHTETI, POR SHQIPRIM ARIFI ËSHTË AI QË NDALOI FILMAT SHQIPTARË
Bujanovačke13. Jun 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPOLITIKANËT SHQIPTARË NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA NË PARLAMENTIN EUROPIAN: DO TË KËRKOJMË KUSHTËZIMIN E SERBISË
Next PostTEODORA NGA VËRTOGOSHI ËSHTË SHKUAR PËR SHËRIM NË TURQI, MIRËPO PARATË E GRUMBULLUARA NUK I MJAFTOJNË
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.