POLITIKANËT SHQIPTARË NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA NË PARLAMENTIN EUROPIAN: DO TË KËRKOJMË KUSHTËZIMIN E SERBISË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. qershor 2023. Një delegacion i politikanëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva ka udhëtuar të hënën në Strasburg, ku me përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës do të diskutojnë për “pozitën e vështirë të pakicës shqiptare në Serbi”.

-Në rrugën drejt integrimeve evropiane Serbia duhet të kushtëzohet me realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në komunën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – tha Ardita Sinani, zyrtare e Partisë për Veprim Demokratik nga Presheva. dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ashtu si vizitat e mëparshme në Amerikë, qëndrimi në selinë e Parlamentit Evropian financohet nga Qeveria në Prishtinë.

– Gjatë tre ditëve në Strasburg do të zhvillojmë 12 takime me krerët më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian. Pozita e vështirë e minoritetit shqiptar në Serbi dhe diskriminimi i vazhdueshëm do të jenë temat kryesore të këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme – tha Sinani.

Sipas saj, zgjidhja më afatgjatë dhe më e përshtatshme do të ishte aplikimi i reciprocitetit në të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.

Në delegacionin që ka udhëtuar për në Francë janë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu, parardhësi i tij Ragmi Mustafi dhe politikani nga Presheva Ragmi Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *