APGS: INFO – VRANJSKE I JANË EKSPOZUAR GJUHËS SË URREJTJES, INSTITUCIONET TË REAGOJNË

Bujanoc, 16. qershor 2023. Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (NUNS) e konsideron të papranueshëm njoftimin e Këshilli lokal të Partisë Përparimtare Serbe në Vranjë, në të cilin portali lokal Info-Vranje është cilësuar si terrorist dhe tradhtar.

Sipas NUNS, kumtesa në fjalë përhap urrejtje fetare, kombëtare dhe racore me retorikë të papërshtatshme ndërsa portalin Info-Vranjska e akuzon atë si gazetë të një kombi tjetër dhe “bashkëpunëtor i një organizate terroriste që shpreh publikisht synimet separatiste ndaj një pjese tjetër të territoreve serbe”.

NUNS dënon ashpër retorikën e partisë në pushtet dhe e konsideron të papranueshme, sepse ky lloj sulmi verbal ndaj mediave kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e gazetarëve dhe i bën ata shënjestër për sulme të mëtejshme, pasi atmosfera armiqësore ndaj gazetarëve dhe mediave transmetohet edhe te qytetarët , njoftoi NUNS.

Kujtojmë se gjuha e urrejtjes është e dënueshme në Serbi, e cila është e përcaktuar në disa akte ligjore – neni 11 i Ligjit për ndalimin e diskriminimit, neni 75 i ligjit për informimin publik dhe mediat, neni 51 i ligjit për mediat elektronike ndërsa Gjuha e urrejtjes është sanksionuar edhe në nenet 317 dhe 387 të Kodit Penal.

NUNS i bën thirrje Partisë Progresive Serbe që të dënojë njoftimin e Këshillit lokal të kësaj partie në Qytetin e Vranjës dhe të distancohet nga ky lloj komunikimi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin hapa ligjorë dhe të ndëshkojnë këtë lloj gjuhe të urrejtjes.

Për këtë shkelje të rëndë të ligjit, NUNS do të informojë të gjitha institucionet relevante, juridiksioni i të cilave është lufta kundër gjuhës së urrejtjes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *