VUÇIQI DHE KURTI FTOHEN URGJENTISHTË TË TSAKOHEN NË BRUKSEL

Bujanoc, 20. qershor 2023. Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borej, ftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Abin Kurti në një takim urgjent të krizës të enjten (22 qershor).
Këtë e ka konfirmuar Kurti për mediat e Prishtinës, duke thënë se Brukseli ka ndryshuar mendje për datën.
– Kërkova që të mbahej një mbledhje urgjente në të njëjtën javë dhe propozova një plan prej pesë pikash. Por erdhi ftesa që takimi do të bëhet javën e ardhshme, fillimisht thanë 22 qershor, pastaj thanë 23, pastaj përsëri 22. Për këtë do të flas me ekipin tim dhe do t’u përgjigjemi në fillim të javës – tha Kurti.
Ai më pas shpjegoi se shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, shkoi në Kralevë për të vizituar policët e arrestuar të Kosovës dhe se do të merrte vendim për udhëtimin vetëm kur të dëgjonte prej tij se si u trajtuan që nga momenti i mbajtjes atje.
Kurti ka shtuar se ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të zvogëlojë praninë e pjesëtarëve të saj në veri të Kosovës, “me kusht që të ketë sundim të ligjit”.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së se përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës do të vijnë në takim.
Ata presin një përgjigje pozitive në Bruksel dhe shpresojnë se do të mund të organizojnë një takim trepalësh, domethënë që Vuçiq dhe Kurti të bien dakord të bisedojnë drejtpërdrejt.
Fati i takimeve varet nga lëvizjet që do të ndërmarrin ndërkohë të dyja palët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *