ALTERNATIVA: SHQIPRIM MUSLIU PO BËNË PAZARE ME PATRIOTIZMIN

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. qershor 2023. Këshilltarët e partisë opozitare në Kuvendin e Bujanocit, Alternativa për ndryshim, kritikuan ashpër marrëveshjen mes Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliut, për të cilën Bujanovaçke shkroi më herët gjatë ditës së sotme, duke vlerësuar se Musliu vazhdimisht apelon për patriotizëm ndërsa “tregton me vende pune për anëtarët e partisë së tij”.
– Ju më 9 qershor keni dashur të rrëzoni qeverisjen shqiptare për hir të vendeve të punës ndërsa gjatë gjithë kohës i referoheni patriotizmit – tha këshilltari Florim Agaj nga Alternativa, parti e cila më parë u tërhoq nga koalicioni mbarëshqiptar.
Kujtojmë se këshilltarët e Lëvizjes për Progres Demokratik (LDP) të Shqiprim Musliut nuk u paraqitën në seancën e 9 qershorit, gjë që shkaktoi mosvotimin e vendimit për llogarinë përfundimtare të komunës dhe më pas ndërprerjen e seancën. Kjo parti ka 4 këshilltarë nga të cilët varet shumica në pushtet.
Bujanovaçke mësoi se Musliu po e kushtëzon Arifin duke kërkuar punësim të përhershëm të anëtarëve të LDP-së në ndërmarrje dhe institucione publike.
– Ju vazhdimisht na keni akuzuar neve se jemi parti e Vuçiqitm, ndërkohë që tani mësojmë se ju, SNS dhe Arifi keni arritur një draft marrëveshje për koalicion në vitin 2020, pas zgjedhjeve lokale. E të gjithë flasin për patriotizëm – vazhdoi Agaj.
Asambleja aktualisht po debaton se si u arrit mazhoranca mbarëshqiptare në vitin 2020 ndërdsa edhe Musliu pranoi se kishte një marrëveshje me Mitroviqin dhe Arifin për koalicion qeverisës me ta.
– Mirëpo, kjo ndryshoi kur Shqipëria kërkoi që partitë shqiptare të bëjnë koalicion – i tha ai Muslit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *