Bujanoc, 26. korrik 2023. Vogëlusja Teodora Stajiq nga Vërtogoshi ka nevojë vetëm edhe për 122.900 dinarë për të vazhduar trajtimin në Turqi dhe për të marrë terapinë e dytë të planifikuar për 1 gusht.
Në qershor, Teodora mori dozën e parë të qelizave staminale në spitalin “Live” në Turqi që ebëri atë të ndjehet mirë.
– Teodorën e dërguam në Turqi, ajo mori dy doza të ilaçit, por ky është vetëm fillimi, i duhen gjithsej gjashtë doza – tha më herët për portalin tonë babai i Teodorës, Bojan Stajiq dhe shtoi se terapia e radhës e Teodorës është caktuar për 1 gusht.
Kur u pyet se si reagoi Teodora ndaj dozës së parë dhe të dytë të ilaçit, Stajiq tha:
– Ajo ka reaguar mirë, ka marrë dy doza me anestezi totale, me një interval prej një jave. Pas kësaj ajo kishte dhimbje në shtyllën kurrizore, por çdo gjë e duroi si një luaneshë. Ajo tani po ndihet më mirë, por është ende herët për parashikime sepse nuk e kemi përfunduar të gjithë terapinë, duhet të marrë edhe katër doza të tjera.
Kujtojmë se Teodora Stajiq, një vajzë dhjetëvjeçare nga Vërtogoshi, ka pasur epilepsi që në fëmijërinë e hershme, me disa dhjetëra kriza epileptike në ditë. Asaj iu rekomandua trajtimi me qeliza staminale në Turqi, i cili këpër të cilën i nevoiten rreth 7 milionë dinarë, e të cilat familja Stajićq nuk mund t’i mbledhësiguronte vetë, siç ka shkruar më parë Bujanovačke.
Janë hapur llogari për të ndihmuar Teodorën përmes fondacionit “Start Life”, duke dërguar mesazhe 140 në 3800 ndihmojmë Teodorën të ketë një fëmijëri më të lumtur. Çmimi i mesazhit është 200 dinarë.