Bujanoc, 27. korrik 2023. (Foto nga arkivi) – Shtabi për situata emergjente i komunës së Bujanocit ka lëshuar një komunikatë duke paralajmëruar qytetarët se ndezja e zjarreve në ambiente të hapura është rreptësisht e ndaluar. Për ata që e bëjnë këtë është paraparë gjobë prej 10.000 deri në 50.000 dinarë.
-Shtabi Komunal për situata emergjente paralajmëron qytetarët se sipas nenit 50 të Ligjit për mbrojtje nga zjarret është paraparë gjobë prej 10.000 deri në 50.000 dinarë për ndezjen e zjarrit – thuhet në njoftim.
Siç thuhet tutje, inspektorët e Administratës për stuata emergjente në Vranjë do të bëjnë kontrolle të rregullta në terren në territorin e komunave Vranjë, Bujanoc dhe Preshevë. Çdo person që kapet në vendin e ngjarjes do të gjobitet me së paku 10.000 dinarë.
– Luten qytetarët që nëse vërejnë zjarr menjëherë të lajmërohen në Qendrën operative të Bujanocit në numrin e telefonit 193 të Zjarrfikësve të Bujanocit, sepse në këtë mënyrë kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit të komunës sonë – thuhet në njoftim.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

