SHTRËNGATA DHE BRESHËR PËR VIKEND, NGA SHTABI KOMUNAL I EMERGJENCAVE THONË SE MBROJTJA KUNDËR BRESHËRIT ËSHTË FUNKSIONALE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. gusht 2023. Enti Hidrometeorologjik Republikan (EHMR) ka dhënë paralajmërim moti në të gjithë vendin, për të premten dhe të shtunën. Në jug janë të mundshme edhe stuhi, reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër. Nga Shtabi i emergjencave në Bujanoc kanë thënë për portalin tonë se të gjitha stacionet kundër breshërit janë funksionale dhe të pajisura me raketa dhe të gatshme për të vepruar nëse është e nevojshme.

– Të 7 stacionet dhe 14 qitës në territorin e komunës janë në gatishmëri, atyre u janë dorëzuar raketat kundër breshrit dhe sigurisht që do të jenë efektive gjatë fundjavës nëse ka nevojë – tha sot kryeshefi i Shtabit komunal në Bujanoct, Ali Asllani.

Ai shtoi se Komuna ka marrë 20 çanta për shuarjen e zjarrit dhe se është në proces shpërndarja mes bashkësive lokale që janë shënuar si të rrezikshme.

– Momentalisht jemi në terren dhe po shpërndajmë mjete zjarrfikëse, pra çanta shpine. Po shkojmë në Jabllanicë, pastaj në Zarbincë e kështu me radhë – thotë Asllani.

Mbrëmjen e së premtes pritet dukuri lokale e reshjeve të dendura me bubullima dhe breshër në veri dhe perëndim, ndërsa të shtunën në të gjithë vendin mot shumë i paqëndrueshëm me reshje shiu, reshje të dendura shiu, bubullima në disa vende dhe breshër, sidomos pasdite dhe në mbrëmje, kur priten të reshura nga 20 deri në 40 mm, lokalisht deri në 70 mm, paralajmërojnë EHMR.

Temperatura do të bjerë – nesër rreth 5 deri në 8 °C dhe në shumicën e vendeve do të lëvizë nga 25 deri në 32 °C, përveç në jug dhe lindje ku do të vazhdojë të jetë shumë e ngrohtë deri në 35 °C.
Të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë dukshëm më freskët në të gjitha zonat, shton EHMR.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *