Bujanoc, 8. gusht 2023. Se a do të nisë mësimi më 1 shtator për nxënësit e SHF “Branko Radiçeviq, me gjasë do të dihet pas takimit me prindërit, të caktuar për të enjten (10 gusht), mësoi Bujanovaçke.
Drejtori Nenad Tasiq na konfirmoi se takimi me kontraktorët dhe autoritetet nga Komuna do të mbahet të enjten.
– Nuk mund të them asgjë para takimit – thekson Tasiq.
Kujtojmë se faza e parë e punimeve përfundoi në fillim të vitit, por kthimi i nxënësve u vonua për shkak të ngrohjes.
Megjithatë, së fundmi filloi zyrtarisht faza e dytë e rindërtimit.
Në pyetje tonë se deri ku ka arritur rikonstruksioni i shkollës dhe nëse nxënësit do të mund të kthehen më 1 shtator, edhe kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim në Bujanoc, Fazila Azemoviq, tha se përgjigje më të saktë do të ketë pas dy ditësh.
Gazetari i Bujanovaçkes ka vizituar kantierin dhe ka parë se aktualisht nuk po punohet dhe se nuk ka punëtorë në kantier.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

