QENTË I SULMOJNË NJERËZIT NË SHETITORE, NUK I LËNË REHAT AS MUSAFIRËT E LOKALEVE

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 8. gusht 2023. Për shkak të qenve të braktisur, të cilët janë gjithnjë e më shumë në rrugët e Bujanocit, qytetarët nuk mund të hanë të qetë në verandat përgjatë shetitores. Pronarja e kioskës së ushqimit të shpejtë, Maja Trajkoviq, thotë se e hëna ishte një nga ditët më të këqija, kur një tufë qensh ecnin të lirë gjatë gjithë ditës para kioskës dhe sulmonin njerëzit.
– Ata sulmuan punonjësen tonë mbrëmë (të hënën në mbrëmje), ndërsa vajza ime nuk mundi të shkonte në dyqan për shkak të tyre. Ne nuk mundëm të dilnim nga kioska, thirrëm djaloshin e bastores që t’i që t’i largonte qentë, ndërkohë ata sulmuan edhe një punonjëse të kazinos – thotë Trajkoviq nga Bujanovaçka.
Deri para pak kohësh në lokal sillej vetëm një qen ndërsa tani, siç thotë ajo, në çdo moment janë pesë ose gjashtë dhe janë aty nga mëngjesi në mbrëmje. Njerëzit as nuk mund të hanë në qetësi. Pohimet e saja u konfirmuan edhe nga reporterja e Bujanovaçkes.
– Të gjithë kemi frikë, ata janë agresivë, imagjinoni nëse sulmojnë një fëmijë – thotë Trajkoviq.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e revoltuar të Bujanocit raportojnë në portalin tonë dhe po tentojnë t’u bëjnë apel autoriteteve në NP Komunalia që ta zgjidhin problemin me qentë endacak.
Për largimin e qenve endacak këtë vit Komunalia ka lidhur kontratë me kompaninë Avenija në vlerë prej 2 milionë dinarë.
Polemika të shumta janë të lidhura me kompaninë Avenija, ndërsa organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve kanë theksuar vazhdimisht trajtimin çnjerëzor të kafshëve.
“Nga buxhetet e komunave po derdhen shuma të mëdha parash në emër të ndihmës për kujdesin e qenve, por numri i qenve të pastrehë në rrugë nuk po zvogëlohet. Qentë nuk sterilizohen, nuk kujdesen, asgjë nuk ndryshon, vetëm paratë zhduken, qentë torturohen dhe vriten, edhe pse tortura dhe vrasja janë të ndaluara me ligj”, thuhet në tekstin e OJQ-së Koalicioni për jetën.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *