RRITET FLUSKI I REFUGJATËVE , NË QENDRËN E PRANIMIT NË BUJANOC MË SË SHUMTI NGA SIRIA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. shtator 2023. (Foto MPB) – Aktualisht rreth 90 migrantë janë duke qëndruar në Qendrën e pranimit në Bujanoc, dhe pak më pak se 600 në Preshevë, mësoi Bujanovaçke. Sipas informacioneve që kemi marrë në kampe, prej disa kohësh fluksi i migrantëve është rritur.
Në Qendrën e vendosur te ish-fabrika Svetllost” afër Bujanocit, më së shumti migrantë ka nga Siria, mbi 50. Ata janë kryesisht familje me fëmijë.
Shumica e migrantëve në Preshevë janë meshkuj beqarë, po ashtu nga Siria.
Se fluksi i migrantëve është rritur është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.
Siç është paralajmëruar të mërkurën, ndihmësdrejtori i policisë Dragan Vasiljeviq dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Hungarisë Bence Retvari kanë vizituar pikën kufitare të Preshevës, përkatësisht kontingjentin e policisë hungareze, të cilët së bashku me kolegët nga Serbia kujdesen për mbrojtjen e kufirit serb me Maqedoninë e Veriut, për të parandaluar migrimin ilegal.
Ndihmës drejtori i policisë Vasiljeviq, në takimin që i parapriu vizitës së patrullave, theksoi se në muajin e kaluar është vërejtur rritje e migrimit të parregullt, veçanërisht në rrugën perëndimore të Ballkanit.
Kontingjenti hungarez u angazhua në bazë të një marrëveshjeje trepalëshe ndërmjet Republikës së Serbisë, Hungarisë dhe Republikës së Austrisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *