MEGJITHATË, KOMUNA E BUJANOCIT NDËRTON BANESA PËR ROMËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. shtator 2023. Komuna e Bujanocit ka shpallur tender të ri për kontraktuesin për ndërtimin e 12 banesave për romët, të cilët në vitin 1999 kanë ikur nga Kosova dhe janë vendosur në Bujanoc, ndërsa që atëherë jetojnë në qendrën kolektive.
Procedura e mëparshme ishte pezulluar në muajin prill, sepse e vetmja ofertë e pranuar e ka tejkaluar shumë vlerën e parashikuar të punimeve prej 48.7 milionë dinarë, e cila është siguruar nga donatorët.
Në ndërkohë, donacioni duket se është rritur për 30 për qind, duke qenë se vlera e parashikuar e punimeve tani është 63.4 milionë dinarë. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 19 shtator.
Fjala vjen, oferta e vetme në procedurën e mëparshme të prokurimit publik ishte 71.7 milionë dinarë.
Ndërtimi i banesave financohet përmes projektit Mbështetja e BE-së për strehimin social dhe përfshirjen aktive, i zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet e poojektit (UNOPS).
Bujanovaçke paraprakisht ka shkruar se ndërtimi i 12 banesave në Bujanoc dhe blerja e 10 shtëpive në fshatrat përreth është planifikuar për 19 familje nga qendra kolektive “Salvatore” dhe tri familje të tjera të rrezikuara nga Bujanoci.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *