MARTINOVIQ PËR POLITIKANËT SHQIPTARË: KOSOVA, BUJANOCI DHE PRESHEVA JANË SERBI, NUK KA SPASTRIM ETNIK NDAJ SHQIPTARËVE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. shtator 2023. Kryetari i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe ministri në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Martinoviq, ka mohuar fuqishëm akuzat e politikanes nga Presheva dhe këshilltares së kryeministrit të Kosovës, Albina Kurti, se “ndaj shqiptarëve në tri komunat në jug të Serbisë është duke u zbatuar spastrim etnik me masa administrative”. Martinoviq i ka quajtur një furi mediatike daljet publike të Sinanit. Ai ka theksuar se “nuk ka dhe nuk mund të ketë reciprocitet në mes të ashtuquajturës Republika e Kosovës dhe komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”.
Ai ka reaguar pasi fillimisht Shaip Kamberi, shef partiak i Ardita Sinanit, e më pas edhe ajo vetë ka publikuar një letër të senatorëve amerikanë drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, duke thënë se senatorët kan vënë në pahë se Serbia po i diskriminon shqiptarët.
“Për shkak të fushatës mediatike që ka nisur nga Ardita Sinani, ish-kryetarja e Komunës së Preshevës dhe këshilltarja aktuale e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ku ishin disa senatorë amerikanë, ministri i Administratës Shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale dhe Kryetari i Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinoviq, thekson se nuk ka dhe nuk duhet të ketë reciprocitet në mes të të ashtuquajturës Republika e Kosovës dhe komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke konsideruar se sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova dhe Metohia dhe tri komunat e lartpërmendura janë pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë”, njoftoi të enjten kabineti i Martinoviqit.
Martinoviqi thekson se Republika e Serbisë nuk merr pjesë në dialogun me Prishtinën me qëllim të arritjes së një modaliteti se si të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj, por për Serbinë dialogu është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje kompromisi për Kosovën dhe për të siguruar paqen e përhershme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Martinoviqi i hedh poshtë si absolutisht të pasakta insinuatat e Ardita Sinanit se po bëhet “spastrim etnik administrativ” ndaj shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Pasivimi i famshëm i vendbanimeve të shtetasve të nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë nuk është kryer dhe në këtë kuptim, qytetarët e Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare kanë të drejtë të votojnë me kapacitet të plotë, sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Republikës sëSerbisë”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *