Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. shtator 2023. (Foto nga arkivi) – Ministrja e arsimit Sllavica Gjukiq Dejanoviq dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare – ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Zhiofre, shefi i misionit të OSBE-së Jan Bratu dhe Komisioneri i Lartë për pakica kombëtare, Kairat Abdrahmanov – sot vijnë në Bujanoc.
Një nga temat e takimit me përfaqësuesit e pushtetit lokal, Këshillit kombëtar të Shqiptarëve dhe politikanëve të tjerë shqiptarë do të jenë kushtet në të cilat zhvillohet arsimimi i shqiptarëve në tri komuna në jug të Serbisë.
Për Bujanovaçke është konfirmuar, se në zyrën e e kryetarit të komunës, Nagip Arifi , do të ketë takime të ndara me Abdrahmanov, Bratu dhe Giofre, por jo edhe me ministren Gjukiq Dejanoviq.
Pas kësaj, në ora 13:30 në departamentin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, fillon një takim i madh i përbashkët.
Poslanik Petrović Gašiću: Dok sam ja znao činove, vi ste učili da izvlačite fuge u kupatilima
Bujanovac, Beograd, 3. decembar 2025. – Obraćanje ministra vojnog Bratislava Gašića, koji je u parlamentu govorio o zdravstvenom…



