Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. shtator 2023. – Komuna e Bujanocit do t’i paguajë Komunalisë 2.5 milionë dinarë për funksionimin e një pusi të ujit të pijshëm, është konfirmuar sot në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon ende.
Siç raporton gazetari i Bujanovaçkes nga parlamenti lokal, këshilltari opozitar nga komuniteti serb Stojança Arsiq (SPS) pohon se nuk është pus i ri, por ekzistues.
Siç tha ai, kjo konfirmon se kryetari i komunës, Nagip Arifi, nuk e ka realizuar premtimin nga seanca e 27 qershorit.
– Ai pus në burimin kryesor nuk ka qenë asnjëherë në funksion, edhe pse ekziston ndërsa nga tani do të jetë – u përgjigj Arifi.
Ai theksoi se me siguri do të rritet kapaciteti i ujit dhe se ky është një nga synimet.
Furnizimi me ujë në Bujanoc dhe rrethinë është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët gjatë muajve të verës, për të cilin kemi shkruar shumë herë. Disa fshatra ishin pa asnjë pikë ujë gjatë muajve të verës.
Siç ka raportuar më herët Bujanovaçke, Arifi në seancën e 27 qershorit ka premtuar se Komuna do të financojë hapjen e një pusi të ri, me qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë. Meqë ra fjala, Halili përmendi se pusi i fundit i ri është hapur në vitin 2018.
Početna FILLIMI KRYETARI MBANË FJALËN: KOMUNA FINANCON FUNKSIONIMIN E PUSIT QË NUK ISHTE AKTIV DERI MË TANI
KRYETARI MBANË FJALËN: KOMUNA FINANCON FUNKSIONIMIN E PUSIT QË NUK ISHTE AKTIV DERI MË TANI
Bujanovačke19. Sep 2023.FILLIMI, QYTETI, SHOQËRI0
Previous PostKENI OBJEKT PA LEJE, KJO ËSHTË MUNDËSIA LEGALE PËR T’U KYÇUR NË RRJETIN ELEKTRIK DHE UJËSJELLËS
Next PostARIFI E PRANON: BARNATORJA PUBLIKE BUZË GREMINËS