EGZONA AKTRON NË RAJON, NDËRKOHË QË AVOKATI I SAJ NË PËRGATITJE TË PADISË KUNDËR SHTËPISË SË KULTURËS NË PRESHEVË

Bujanoc, Preshevë, 25. shtator 2023. (Foto nga arkivi privat) – Aktorja Egzona Salihu, e përjashtuar nga puna në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke, thotë për portalin tonë se avokati i saj është duke përgatitur padi kundër ish-punëdhënësit të saj, ndërkohë që është duke punuar në projekte të reja teatrore.
– Për momentin statusi im në teatrin e Preshevës është i njëjtë. Sigurisht që avokati im ka përgatitur tashmë një padi për largimin tim nga puna dhe unë do të ndjek të gjitha hapat ligjorë, thotë aktorja.
Pas përjashtimit, thotë ajo, ka marrë një mbështetje të madhe, për të cilën është mirënjohëse. Ajo aktualisht është e angazhuar me projekte të vjetra dhe sapo t’i përfundojë do të fillojë me disa që i janë ofruar.
Ajo shton se është duke punuar në një projekt të ri në Gjilan, ndërsa shfaqjen “Fluturim mbi teatrin shqiptar” është duke e rishfaqur në disa skena të rajonit:
– Jemi duke rishfaqur shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar” në teatrin e Kumanovës dhe me 24 shtator jemi me këtë shfaqje në Festivalin në Dibër të Maqedonisë së Veriut, pastaj më 2 tetor në festivalin në Mitrovicë të Kosovës dhe në tetor 20 në festivalin në Tetovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *