Bujanoc, 10. tetor 2023. Leontina Kurteshi (2010) nga Bujanoci, e cila ishte zhdukur më 5 tetor, është gjetur dhe është në gjendje të mirë, kanë konfirmuar për portalin tonë nga Policia e Vranjës.
Policia është vënë intensivisht në kërkim të saj që prej datës 7 tetor, kur prindërit e denoncuan të zhdukuriën.
Siç mësohet jozyrtarisht, vajza është gjetur në Vranjë, nga ku ka telefonuar prindërit e saj të hënën, por detaje të tjera të zhdukjes së saj, përkatësisht se ku dhe me kë ka qenë pesë ditët e kaluara, nuk dihen për momentin. Leontina u soll në shtëpi nga prindërit dhe fqinjët e saj të hënën në mbrëmje.
Kujtojmë se, babai i Leontinës dje iu drejtua Bujanovaçkes duke kërkuar që të publikojmë lajmin për zhdukjen e saj, gjë që Bujanovaçke e bëri dhe pas disa orësh vajza u gjet dhe u kthye në shtëpi.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

