Bujanoc, 16. tetor 2023. (Foto nga rrjetet sociale) – Shqiptarët e Bujanocit festojnë me shumë entuziazëm triumfin e ekipit shqiptar të futbollit në eliminatoret për Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani. Javën që lamë pas, Shqipëria mundi Çekinë me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, ndërsa me këtë rast shqiptarë të shumtë nga Bujanoci dhe Presheva e ndoqën drejtpërdrejt ndeshjen.
Shqiptarët nga Bujanoci, më saktë nga Tërnoci janë posaçërisht krenarë sepse shiritin e kapitenit në fanellën e kombëtares shqiptare e mban bashkëqytetari ynë Berat Gjimshiti.
Gjimshiti (1993) ka lindur në Zvicër, por është me origjinë nga Tërnoci dhe anëtar i Atalantës, e cila garon në Serinë A italiane.
Dikur, lidhja e tij romantike me Alisa Menkoviqin, një nga modelet më të bukura në Zvicër, e cila është fëmija i një martese të përzier serbo-shqiptare, tërhoqi shumë vëmendjen e publikut zviceran dhe atij vendas.
BUCUP Futsal 2025! Pravo bogatstvo za pobednika!
BUCUP Futsal 2025 – Spektakl koji ne smete da propustite! Najveći zimski turnir u Bujanovcu se približava i…





