SKADON AFATI, MBI 400 BUJANOCAS KËRKUN KYÇJE NË RRJETIN ELEKTRIK

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc 20. tetor 2023. – Kërkesën për kyçje në rrjetin elektroenergjetik në Administratën Komunale të Bujanocit e kanë dorëzuar 443 qytetarë të cilët jetojnë në objekte të ndërtuara pa leje. Më tej lëndët i përcillen Elektrodistribucionit në Vranjë, pas së cilës i përcaktojnë kushtet teknike.
– Tani jemi duke i përgatitur lëndët, duke i fotokopjuar dhe së bashku me njoftimin tonë se janë plotësuar kushtet ligjore, po i përcjellim në Elektrodistribucion në Vranjë. Pas kësaj, kur i shqyrtojnë dhe përcaktojnë kushtet teknike, na dërgojnë neve dhe shfrytëzuesit një vendim se janë plotësuar të gjitha kushtet dhe vijon puna në terren – sqaron kreu i Drejtoratit të urbanizmit, Basri Memeti.
Janë pranuar gjithsej 445 kërkesa, siç thotë ai, gjegjësisht vetëm dy kanë qenë për kyçje në rrjetin e ujësjellësit, kurse pjesa tjetër për kyçje në rrymë.
– Deri më tani Elektrodistribucionit ia kemi përcjellur rreth 200 lëndë, ndërsa gjatë javës së ardhshme do t’i dërgojmë edhe pjesën tjetër – shton Memeti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *