NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË 3.000 FAMILJE PA FËMIJË, 211 ÇIFTE JASHTËMARTESORE DHE 445 ETËR VETËUSHQYES

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc 23. tetor 2023. – Pothuajse 3000 çifte të martuara në komunën e Bujanocit jetojnë pa fëmijë, sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Nga 11,210 familje të regjistruara pa fëmijë, 2,855 jetojnë në Bujanoc, që është 25 për qind.
Kjo nuk do të thotë se të gjithë këta bashkëshortë nuk kanë fëmijë, por se nuk jetojnë së bashku me fëmijët e tyre. Sipas shpjegimit metodologjik të raportit, familje është një komunitet që përbëhet vetëm nga një çift i martuar ose i pamartuar, ose nga prindërit (të dy ose njëri) dhe fëmijët e tyre – me ç’rast, fëmijë konsiderohet personi i cili, pavarësisht i moshës dhe statusit martesor, jeton në një familje me një ose të dy prindërit dhe që në atë ekonomi familjre nuk ka partner (jashtë)martesor ose fëmijë.
Në fshatrat e Bujanocit janë regjistruar 2054 çifte bashkëshortësh pa fëmijë, ndërsa në qytet 801. Gjithsej janë 6445 çifte bashkëshortësh me fëmijë.
Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit, në komunën e Bujanocit ka 1254 nëna vetushqyese. Të tilla janë 879 në zonat rurale – numri më madh i tyre është në Tërnoc – 223, dhe 375 në Bujanoc.
Janë regjistruar edhe 445 etër vetushqyes, prej të cilëve 115 janë në qytet, 67 në Tërnoc dhe të tjerët në zona të tjera.
Në komunë janë regjistruar edhe 211 çifte jashtëmartesor.
Pa fëmijë janë 70 çifte jashtëmartesor, ndërsa me fëmijë janë 141 çifte të tilla




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *