EDHE MUSLIU AKUZON ARIFIN: MERRET VESHË ME POLITIKANËT SERBË, DUKE RRËNUAR KOALICIONIN SHQIPTAR

Bujanovaçke, 27. tetor 2023.
Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc 27. tetor 2023. Se në fshehtësi po bënë marrëveshje me politikanët serb, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, është akuzuar edhe nga partneri tjetër i koalicionit në pushtet – Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, nënkryetar i komunës. LPD-ë thekson se Arifi ka bërë marrëveshje me politikanët serbë për punësimin e punëtorëve në Administratën komunale.
Për këtë, siç bëjnë të ditur në njoftim, kanë bojkotuar seancën e djeshme të këshillit komunal.
Partia e Musliut nuk ka specifikuar emrat konkretë të politikanëve apo partive serbe me të cilët Arifi po bën marrëveshje sekrete, për dallim nga zyrtarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), të cilët pretendojnë se kryetari i komunës tashmë ka marrëveshje me përparimtarët e Bujanocit, për koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të ardhshme. Shefi i SNS-së në Bujanoc, Nenad Mitroviq, i ka mohuar këto akuza.
“Këshilli komunal ka dhënë pëlqimin për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Administratën komunale, pas marrjes së pëlqimit për 10 vende pune në kohë të pacaktuar nga ministria përkatëse. Anëtarët e LPD-së në Këshillin Komunal e bojkotuan këtë seancë, sepse, sipas burimeve tona, kryetari i komunës është marrë veshë për këto punë me disa nga eksponentët politikë serbë, duke anashkaluar bashkëpunimin me LPD-në, e cila është partnere e koalicionit”, thuhet në kumtesën e LPD-së të lëshuar të enjten.
Ata kanë thënë se me këtë veprim Arifi ka shkelur bashkëpunimin në nivel koalicioni.
Mirëpo, ata nuk kanë saktësuar nëse do të largohen nga koalicioni për këtë, gjë që do të nënkuptonte edhe shpërbërjen e mazhorancës qeverisëse më pak se një vit para përfundimit të mandatit dhe zgjedhjeve lokale.
Arifi dhe Musliu më herët kishin pasur një konflikt për punësim, i cili mund të çonte në rënien e qeverisë, por kriza u tejkalua kur Arifi u zbut dhe mundësoi punësimin e kuadrove të Musliut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *