ASOCIACIONI I PAVARUR E GAZETARËVE TË SERBISË KËRKON NGA PUSHTETI PRESHEVAR TA SHPALLË KONKURSIN PËR MEDIA

Bujanoc, 1. nëntor 2023. Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë (NUNS) i ka bërë thirrje komunës së Preshevës që sa më parë të përmbushë obligimin ligjor dhe të shpallë konkursin për bashkëfinancim të projekteve të prodhimit të përmbajtjeve mediatike, ndërsa kryetarit të kësaj komune, Shqiprim Arifi, i kërkon ndaljen e diskriminimit të mediave lokale nga Presheva dhe të fillojë t’u përgjigjet thirrjeve të tyre sepse është në interes të publikut.

Siç ka raportuar të martën Bujanovaçke, mediat nga Presheva janë në prag të mbijetesës sepse kryetari i komunës, Arifi, për tre vjet nuk dëshiron të shpallë konkurs për bashkëfinancim të projekteve mediatike.

“Ai u drejtohet qytetarëve përmes Facebookut apo mediave të Prishtinës ndërsa për mediat lokale thotë se nuk i duhen. NUNS dënon këtë trajtim të zyrtarëve të Preshevës ndaj mediave dhe i bën thirrje pushtetit lokal që të ndalojë diskriminimin e mediave dhe të shpallë konkurs për bashkëfinancim të projekteve mediatike konform ligjit”, thuhet në njoftim.

NUNS thotë se Blic Presheva, Ministria e Lajmeve, RTV Presheva, Presheva com dhe Indeksi Media kanë njoftuar javën e kaluar se mediat lokale në Preshevë janë të diskriminuara dhe të kërcënuara financiarisht.

“Imazhi mediatik në komunën e Preshevës, pozita ekonomike e mediave dhe standardi i punëtorëve mediatikë sot janë më se katastrofale. Thënë shprehimisht, mediat janë në dëshpërim financiar ndërsa ne punonjësit jemi seriozisht të shqetësuar për ekzistencën tonë dhe të familjeve tona”, thuhet në njoftim.

Më pas kanë bërë të ditur se kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, ka thënë se nuk ka nevojë për media lokale, dhe i informon qytetarët përmes Facebook-ut dhe mediave të Prishtinës.

“Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për Informimin Publik dhe Media parasheh një detyrim me të cilin pushteti lokal duhet të ndajë mjete nga buxheti për media dhe në kohën e duhur të shpallë konkursin për bashkëfinancimin e projekteve mediatike”, thuhet në njoftimin e NUNS.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *