CRTA THIRRJE QYTETARËVE PËR DENONCIM TË PARREGULLËSIVE ZGJEDHORE

Bujanoc, 9. nëntor 2023. – Të gjithë qytetarët që vërejnë ndonjë parregullsi gjatë votimit në zgjedhjet e 17 dhjetorit, apo gjatë fushatës, mund të kontaktojnë organizatën joqeveritare CRTA (qendra për hulumti, transparencë dhe përgjegjësi), e cila do të monitoroj procesin zgjedhor.
“Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votën, të cilën ne e quajmë shpesh blerje votash, është vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe kallëzimi penal ndaj personit që mendoni se e ka kryer këtë vepër mund të bëhet në prokurorinë publike kompetente dhe kjo është prokuroria publike themelore në territorin ku është kryer kjo vepër”, thuhet në njoftimin e CRTA-s.
Në tekst, zgjedhësve u kujtohet se nëse vërejnë parregullsi që nuk i shqetësojnë drejtpërdrejt, si cenimi i fshehtësisë së votimit të zgjedhësve, mbajtja paralele e evidencës së votuesve, blerja e votave, votimi pa dokumente, treni bullgar, d.m.th fletëvotimet e mbushura paraprakisht dhe të tjerat, përveç që mund t’i denoncojnë në polici dhe prokurori, mund të informojnë edhe misionin e vëzhgimit të CRTA-s në numrin 063 591 585, si dhe “të marrin këshilla sesi të veprojnë”.
Parregullsitë në fushatë, si dhe blerjet e votave, mund të raportohen edhe me email në prijavi@crta.rs




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *