TRIBUNA MBI TOLERANCËN NDËRFETARE NË BUJANOC: PËR MË SHUMË DASHURI

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 15. nëntor 2023. – Të enjten në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc është mbajtur tribuname temën “Kultura ndërfetare deri te toleranca fetare” organizuar nga Qendra për demokraci dhe edukim Lugina. Në forum morën pjesë nxënës të shkollave të mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Suroi”, ndërsa për tolerancë folën prifti i Bujanocit Miqo Zelenoviq dhe kryeimami në Preshevë Xhemaledin Hasani.
-Kultura ndërkombëtare ndaj tolerancës fetare është një temë e rëndësishme në një botë ku ka shumë diversitet fetar dhe kulturor. Kjo temë fokusohet në zhvillimin e një mjedisi të hapur dhe tolerant ndaj besimeve të ndryshme fetare – u tha në pjesën hyrëse.
Pikat kryesore që trajton kjo temë janë: respektimi i diversitetit fetar, dialogu ndërfetar, toleranca dhe liria e besimit fetar dhe edukimi për besimet e ndryshme. Theksi vihet në diskutimin e marrëdhënieve ndërmjet feve të ndryshme në nivel lokal.
Pyetjet ndaj të cilave u përgjigjën nga panelistët kishin të bënin me historinë e Bujanocit dhe Preshevës dhe si ndikoi në formimin e kulturës ndërfetare, si mund të përmirësohet toleranca fetare dhe cilat janë vlerat e përbashkëta të bashkësive fetare në Bujanoc.
– Bashkësitë fetare islame dhe ortodokse në Luginën e Preshevës asnjëherë nuk janë ballafaquar me probleme ndërfetare. Islami na rekomandon të jemi tolerantë ndaj të tjerëve dhe të mos diskriminojmë njerëzit e besimeve të tjera. Nuk ka prosperitet pa tolerancë në mesin e njerëzve – tha Imam Xhemaledin Hasani.
Prifti Miço Zelenoviç tha se “Zoti Jezu Krisht na mëson se si duhet të jemi, se ai na udhëzoi që nga lindja të qeverisim veten duke thënë: “Ashtu siç dëshironi që njerëzit të bëjnë me ju, ashtu bëni ju me njerëzit.”
– Nëse bën vepra të mira duke kërkuar diçka në këmbim, nuk je më i mirë se kriminelët më të mëdhenjë, sepse edhe ata bëjnë dhe japin për një interes më të madh. Bëj mirë që të ndjehesh mirë ndërsa shpagimin ta presësh në parajsë – tha Zelenoviq.
Bashkësitë fetare islame dhe ortodokse kanë vlera të përbashkëta, sepse sipas Zelenoviqit, ato kanë të njëjtin burim.
“Ne duhet të bashkëpunojmë, morali ynë është pothuajse identik, ka shumë gjëra që na bashkojnë dhe prandaj duhet ta duam njëri-tjetrin, e jo ta urrejmë njëri-tjetrin”, shtoi Zelenoviq.
Forumi u financua nga Kabineti i Ministrit për Zhvillimin e Komunave të Pazhvilluara, përmes Thirrjes Publike për financimin e projekteve me interes publik të zbatuara nga shoqatat nga territoret e komunave të pazhvilluara në vitin 2023.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *