KOMUNA OFRON ME QIRA TETË LOKACIONE PËR KIOSQE, ÇMIMI FILLESTAR 900 DINARË PËR NJË METËR KATROR

Bujanoc, 17. nëntor 2023. Komuna e Bujanocit ka publikuar shpalljen për dhënien me qira të tetë lokacioneve në pronësi publike për vendosjen e objekteve të vogla montuese, në zonën e qytetit dhe të Banjës së Bujanocit.

Këto janë lokacionet e planifikuara për kioskat në rrugën Karakaçka, afër Qendrës zehtare, më pas pranë ish-Komitetit, parkut të qytetit, shkollave “Branko Radiçeviq” dhe “Naim Frashëri”, Shtëpisë së shëndetit dhe Banjës së Bujanocit.

Siç thuhet në shpallje, përzgjedhja e ofertuesit më të mirë do të bëhet në bazë të kriterit të qirasë së ofruar më të lartë ndërkaq çmimi fillestar është 900 dinarë për metër katror.

Qiraja mund të zgjasë maksimumi katër vjet, me zgjatjen e kontratës për çdo vit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 29 nëntor.

KËTU mund të shihni të gjitha detajet e thirrjes publike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *