Bujanoc, 21. nëntor 2023. Ndërmarrja Publike “Komunalia” njofton qytetarët e Bujanocit se të mërkurën (22 nëntor) nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Në njoftim thuhet se nuk do të ketë ujë nga ora 7 e mëngjesit, por nuk specifikohet se kur do të normalizohet furnizimi me ujë.
Fillimisht, shkyçja ishte paralajmëruar për ditën e martë (21 nëntor), por, sipas ndërmarrjes komunale, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, që të ketë mirëkuptim për festën e sotme të Shën Arangjelit, shkyçja u shty për të mërkurën.
Previous PostZGJEDHJET: KUVENDI I SERBISË ME VITE DRITE LARGË BUJANOCIT
Next PostPROFESORI NGA BUJANOCI NË MESIN E AUTORËVE TË FJALORIT SERBISHT - SHQIP, PËR FJALËT QË NUK KANË NEVOJË TË PËRKTHEHEN