Bujanoc, 22. janar 2024. – lehona S.J nga Vranja ka denoncuar në polici për dhunë obstetrike mjekun gjinekolog në Qendrën shëndetësore të Vranjës Dr. ZA si dhe mjeken N.A. gjithashtu gjinekologe në materntetin e Vranjës, për dhunë obstetrike
Në bazë të raportit, e dëmtuara në lindje pretendon se mjekët kanë vepruar në mënyrë joprofesionale gjatë lindjes, se i kanë bërtitur gruas së dëmtuar gjatë lindjes, se mjeku nuk ka dashur të lindë me intervenim kirurgjik, por ka insistuar që të lindë në mënyrë natyrale , si dhe se pas kësaj kanë përdorur vakum dhe se një mënyrë e tillë e lindjes ka pasur pasoja për fëmijën, shkruan Nova S.
Prokuroria Themelore Publike e Vranjës ka konfirmuar se janë duke u bërë kontrolle të hollësishme dhe është urdhëruar marrjen e deklaratës së detajuar nga gruaja në lindje.
“Duhet të përcaktohet se kush ka qenë prezent gjatë lindjes, më pas të merret dokumentacioni i nevojshëm mjekësor, që e dëmtuara ta çojë fëmijën për ekzaminim tek mjeku specialist sipas udhëzimeve që ka marrë tashmë dhe më pas të marrë dokumentacionin e nevojshëm mjekësor dhe të kryejë një konsultë të mëvonshme me prokurorin për përcaktimin e veprës penale”, thekson Prokuroria.
Lindja ka ndodhur në datën 16 dhe lehona në fjalë e ka denoncuar rastin në polici më 20 janar.
LEHONA I DENONCON NË POLICI MJEKËT NGA MATERNITETI I VRANJËS PËR DHUNË AKUSHERIKE
Bujanovačke23. Jan 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTË SHTUNËN NË VRANJË, PROTESTË KUNDËR DHUNËS OBSTETRIKE
Next PostQENDRA SHËNDETËSORE VRANJË: KONTROLLI I BRENDSHËM PËR SHKAK TË DENONCIMEVE TË DHUNËS AKUSHERIKE