Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Preshevë, 30. janar 2024. Inspektorati komunal në Bujanoc punon intensivisht në largimin e deponive ilegale dhe ndëshkimin e përgjegjësive për krijimin e deponive, thotë për Bujanocvaçke kryeshefi i Drejtoratit, Metin Ramizi. Sipas tij, tashmë ka nisur procedimi ndaj pronarit të parcelës në rrugën për në Levosojë, ku ka një grumbull të madh mbeturinash.
-Përmes hetimeve kemi konstatuar se përgjegjës për atë deponi të egër është pronari i parcelës në rrugën e Prizrenit andaj edhe kemi filluar procedurën kundër tij. E kemi rrethuar parcelën me shirit për të parandaluar hudhjen e mëtejshme të mbeturinave – tha Ramizi sot për Bujanovaçke.
Ai ka theksuar se inspektorati intensivisht po merret me deponinë e egër në ish-motelin në hyrje të Bujanocit dhe se pret që kjo çështje të zgjidhet së shpejti, ndërsa përgjegjësit të dënohen.
-Kemi një kërkesë edhe nga komuniteti lokal i Zhuzhelicës në lidhje me deponinë e egër afër atij fshati, dhe sapo kam dërguar inspektorë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar se kush është përgjegjës dhe për të marrë masa ndaj tyre. Po ashtu do t’i dërgojmë shkresa NP “Komunalia” dhe Drejtoratit komunal për investime dhe zhvillim për të kërkuar pastrimin – thotë Ramizi.
Ai theksoi se shërbimi inspektues do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndëshkojë këdo që konstaton apo haset se rrezikon mjedisin.
PËR SHKAK TË DEPONISË SË MBETURINAVE,INSPEKTORATI E NDËSHKON PRONARIN E PARCELËS
Bujanovačke30. Jan 2024.FILLIMI, QYTETI, SHOQËRI0
Previous PostKËSHILLTARI I NAGIPIT E BRAKTISË KUVENDIN: JAM I PAKËNAQUR, JAM INJORUAR NGA PARTIA
Next PostPESHKATARËT E BUJANOCIT TË INDINJUAR NDAJ MBIKQYRËSVE TË PESHKIMIT NGA LESKOCI: NA GJOBISIN, NDËRSA NUK BËJNË ASGJË NË PASTRIMIN E TONELATAVE ME MBETURINA NË LUMENJË E LIQENE