OPINION: NËSE DO, SHTETIT PAK I MBETET PËR T’I PËRMBUSHUR NEVOJAT E PAKICAVE TË SAJA

Shkruan: Nexhat Behluli
Bujanoc, 5. shkurt 2024. Të gjithë ata që lexojnë shkrimet e mia këtu në faqen e Bujanovaçkes dhe postimet e mia në Facebook, e dinë se nuk kam ngurruar t’i kritikoj politikanët shqiptarë kur nuk kanë punuar në favor të banorëve të Luginës së Preshevës, por edhe politikanët nga Beogradi kur ata na lanë pas dore, ose morën masa që ishin në dëmin tonë.

Dihet gjithashtu se kritikat e mia nuk kanë qenë të motivuara politikisht, por më ka shtyrë dëshira për të përmirësuar gjendjen ekzistuese. Pikërisht për këtë, tani ndihem i detyruar të lavdëroj vendimin e Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për rindërtimin e objektit të shkollës fillore në fshatin tim Lluçan, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Banorët e Luçanit e dinë se objekti i shkollës është rrënuar shumë kohë më parë dhe se ishte i nevojshëm rindërtimi i plotë i saj. Kujtojmë edhe premtimet shumëvjeçare të pushtetit lokal për të investuar në këtë shkollë, por asgjë nuk doli.

Hapat e parë drejt rindërtimit të shkollës tashmë kanë filluar dhe nuk ka asnjë arsye që fëmijët tanë të mos hyjnë në klasa të reja brenda pak muajsh.

Të gjithë banorët e Lluçanit, Bujanocit dhe gjithë Luginës, për të cilët jeta më e mirë është më e rëndësishme se përfitimet e lira, i gëzohen kësaj nisme.

Dua të shtoj se edhe unë kam një arsye të veçantë gëzimi: Ndjekësit e punës sime mediatike e dinë shumë mirë se për realizimin e këtyre projekteve unë me vite kam lobuar me këmbëngulje në Bujanoc, Tiranë dhe Beograd dhe mendoj se nuk do ta cënoja modestinë time nëse shkruaj se vendimi i Beogradit për rindërtimin e shkollës në Luçan, është ndikuar nga ajo që kam shkruar publikisht dhe ajo që kam folur joformalisht në takime të ndryshme në Beograd, por edhe fakti që TV Spektri im ka regjistruar një dokumentar për këtë shkollë i cili u transmetua edhe në Shërbimin Publik të RTS, andaj dua t’i faleminderoj edhe ata.

Ndërkohë që bëhet renovimi, nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” do të duhet të ndjekin mësimin në hapësira të tjera. Unë ofrova katër dhoma në shtëpinë time për t’u shndërruar përkohësisht në klasa, dhe ka të tjerë vendas me të njëjtën ofertë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *